Policia ka zbardhur detajet nga zjarri që përfshiu një banesë pasditen e sotme në Korçë, ku si pasojë ka humbur jetën 64-vjeçari, vëllai i pronarit të shtëpisë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë lënduar lehtë edhe tre persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
/b.h