Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca për të diskutuar mbi bashkëpunimin në sektorin e zhvillimit ekonomik.
Diplomatja e SHBA shkruan se gjatë këtij takimi kanë rënë dakord për të krijuar mundësitë me qëllim rritjen e tregtisë dhe investimeve, si dhe të mbështesin turizmin në zonat rurale.
“Takova Ministren e Bujqësisë @FridaKrifca për të diskutuar bashkëpunimin në këtë sektor të rëndësishëm.
Ne u pajtuam të eksplorojmë mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet (a e dini se 70% e sherebelës së importuar në Amerikë është nga Shqipëria?); nxjerr nëpah produktet bujqësore; mbështet turizmin në zonat rurale”, shkruan Yuri Kim./m.j
Met Agriculture Minister @FridaKrifca to discuss 🇺🇸🇦🇱 cooperation in this important sector. We agreed to explore opportunities to increase trade & investment (did you know 70% of sage imported by 🇺🇸 is from 🇦🇱?); highlight 🇦🇱 agricultural products; support tourism to rural areas. pic.twitter.com/cyPhMXpArG
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 18, 2021