Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të zgjedhjeve lokale, ku Lëvizja Vetëvendosje nuk mori rezultatin e pritshëm.
Në një deklaratë për mediat, Kurti u shfaq i kënaqur me rezultatin dhe tha se në raundin e dytë të zgjedhjeve LVV do të fitojë komunat në të cilat është në balotazh.
“I kënaqur që të shoh kaq shumë kandidatë tonë në balotazh, kjo është një shans që të vazhdojmë të flasim e të diskutojmë me qytetarët e Kosovës se si t’i mbrojmë e avancojmë të arriturat e këtij gjysmë viti të qeverisjes së mirë dhe se si t’i zgjerojmë mundësitë dhe të shtojmë kujdesin për të gjithë”, deklaroi Kurti.
Më tej Kryeministri tha se këto ditë deri në ditën e raundit të dytë zgjedhjeve do të punojnë për të arritur synimet.
“Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve. Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej”, shtoi më tej kreu i qeverisë së Kosovës.
/a.r
Fryma ALBIN KURTI tashme ka fituar. Keqardhje per klasen polituje te degjeneruar ne Shqiperi dhe mediat e krijuar nga kjo klase