Përfaqësues të Ambasadës së Rusisë në Tiranë kanë shkuar sot në mesditë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të ndjekur veprimet që po kryhen për zbardhjen e shkakut të vdekjes së 4 turistëve rusë tre ditë më parë në një hotel në Qerret.
Në pamje duken përfaqësuesit e ambasadës ruse që kanë shkuar tek Mjekësia Ligjore, aty ku do të kryhet autopsia e viktimave për të zbuluar shkakun e vdekjes së tyre.
Zyrtarët e Ambasadës së Rusisë nuk bënë asnjë koment mbi rastin, por thanë për gazetarët se po ndjekin nga afër hetimet dhe kërkojnë të marrin informacion.
Ndërkohë, Prokuroria e ka regjistruar hetimin për akuzën e vrasjes vdekjen e 4 turistëve rusë të cilët u gjetën të vdekur në dhomën e saunas së hotelit në Qerret.
Hetuesit nuk kanë dalë ende në një përfundim për shkaqet e vdekjes pasi janë në ende në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të 4 viktimave.
/a.r