Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim penal për vdekjen e 4 turistëve rusë në hotelin e zonës së Qerretit.
Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion, vepra penale është regjistruar si vrasje. Pas një mbledhje që drejtues të lartë të policisë kriminale kanë zhvilluar në ambientet e prokurorisë së Kavajës, vendosën të regjistrojnë ngjarjen si “vrasje” edhe pse pa autor.
Tashmë do vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/a.r