Klodjan Troci, ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u arrestua për falsifikim të dokumentave të pronave prej 3 vitesh në Dhërmi e Himarë, rezulton i afërm i ish-prokurorit Ramadan Troci, i njohur edhe si ‘prokurori i VIP-ave’, për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, që të dy të shpallur të pafajshëm nga gjykatat.
Troci u shkarkua KPK kryesisht për fshehje pasurie dhe arrogancë. Trupa gjykuese e KPK doli në përfundimin se Troci ka fshehur pasuri si dhe ka përdorur pasurinë për realizimin e një standardi jetese që nuk përputhet me nivelin e pëlqyeshëm që do i takonte një funksionari publik në sytë e publikut.
/shqiptarja.com/a.r