Policia ka identifikuar personin i cili u gjet i vrarë sot në Peqin.
Viktima është 38-vjeçari Alban Semaku, i cili gjithashtu njihej dhe me emrin Elton Mermali.
Semaku njihej dhe si anëtar i bandës së Lushnjës, e kryesuar nga Aldo Bare. 38-vjeçari u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në afërsi të lumit Shkumbin në Peqin. Ai është ekzekutuar me 2 plumba dhe mendohet se në vendin që është gjetur i pajetë është hedhur nga ekzekutorët, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur në një vend tjetër.
Semaku nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2006, ai është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar për një vrasje të ndodhur në atë qytet. Po ashtu, kur kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu, në 2015, Semaku u arrestua sërish, pasi ka kanosur me armë zjarri për motive banale një pronar Servisi. Për këtë vepër penale ai është dënuar me 6 vite burg dhe mësohet se ka dalë nga qelia në 6 maj të këtij viti.
/a.r