Fermerët e më tepër se dhjetë fshatrave të Beratit dhe Roskovecit do të dalin në protestë ditën e martë. Dështimi i prodhimit të domates ka prekur mijëra hektarë sera të këtyre zonave.
Raporti i përpiluar nga Ministria e Bujqësisë dhe qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore nuk i ka bindur fermerët, të cilët hedhin poshtë konstatimet e zyrtarëve të lartë.
Sipas tyre ndikimi i temperaturës nuk është arsye për këtë mungesë prodhimi, por shprehen të bindur se farërat kanë qenë jashtë standardeve.
Dëmi financiar i shkaktuar sipas fermerëve është mjaft i lartë, ndaj pas duan kompensimin e parave të harxhuara të këtij sezoni.
Fillimisht protestat do të mbahen pranë serave të tyre. Në rast mos reagimi nga Ministria e Bujqësisë, fermerët thonë se do të përshkallzojnë revoltën e tyre drejt Tiranës.
/b.h