Në rrjetin social ‘Redit’ ishin postuar dy fotografi të një vajze e cila para dy muajsh kishte qenë e varur nga ‘crystal meth’, një drogë vdekjeprurëse e cila shkakton paranojë, ankth, me një fjalë shkatërron tërë organizmin dhe sistemin nervor të njeriut.
Asaj i ishin dashur vetëm 90 ditë në qendrën rehabilituese që të fillonte të shihte ndryshimet drastike që vijnë nga mos përdorimi i substancës.
Ajo ka thënë se gjatë kohës kur ishte nën ‘kthetrat’ e meth-it, ajo i mashtronte familjarët, vidhte nga ta, nuk shkonte në shtëpi me ditë të tëra dhe të tjera sjellje shkatërruese për një person.
Por me përkrahjen e familjes, vajza kishte arritur të fillonte një jetë të re dhe të pastër.
‘Për të gjitha familjet që kanë në mesin e tyre përdorues të drogave kronike, duhet të keni shumë durim dhe mos t’i shtyni gjërat me zor. Nëse personi nuk është i gatshëm të ndërrojë stilin e jetës atëherë nuk ka asgjë në botë që ta bind atë të bëjë një gjë të tillë. Prandaj, kur të mësoheni me një realitet të tillë edhe pse i vështirë për të përjetuar, ju vetëm se jeni në gjysmë të rrugës për të mirëpritur ndryshimin’, kishte shkruar ajo./ORAinfo/