Dy aktivistë të komunitetit Gej në Serbi, kanë realizuar një foto duke u puthur brenda sallës së Parlamentit të Serbisë. Në fotografinë e cila është bërë një vit më parë, gjenden Boban Stojanoviç dhe partneri i tij Adam Pushkar. “Dashuria është ligj”, ka thënë Boban për të përditshmen serbe, “Blic”, dhe ka shtuar se fotografia është bërë , “një javë para mbajtës së paradës së komunitetit LGBT në Beograd”, transmetonlajmi.net.
“Edhe pse për një moment gjatë puthjes kemi parë shumë deputet dhe disa ministra, askush nga ata nuk e ka vërejtur se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Boban.