Ish kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Korçë, është shprehur se shkatërrimi i prodhimit në Korçë vjen si pasojë e mossuksesit.
Berisha thotë se në mossuksesin e PD qëndron përgjegjësia e tyre, duke theskuar se nëse opozita nuk do të ishte një pupël, kryeministri nuk do të mund të bënte ato gjëra që ka bërë.
Gjithashtu lideri historik shton se të rinjtë po ikin pasi në këto 8 vite nuk kanë patur besim dhe nuk e kanë parë PD, si një parti fituese.
“Shkatërrimi i prodhimit të Korçës, si prodhuesi kryesor i të mirave. Të gjitha këto ndodhen sepse kemi kundërshtuar pa sukses. Në mossuksesin tonë qëndron përgjegjësia jonë.
Nëse do ishte një opzoitë e fortë jo një pupël opozitë Edi Rama nuk mund të bënte këtë që ka bërë. Përse ikini të rinjtë, ikin se s’kanë besim. Nëse do na shihni si fitues nuk do iknin. PD këto vite për fat të keq po trajton një borxh të madh ndaj shqiptarëve”, ka thene Berisha.
Lideri historik ka thene ne Korçe se po ndodhin pune te keqia. Ne vend qe te behrt opozite, ish kryetari Basha perjashton dhe shkarkon deputetet, nga komisionet parlamentare.
Do te fiksohet ne stastut sipas tij, qe neser te kete kufizime per vendimet e kryetarit, deri ne shkarkim te tij per shkelje te aktit themeltar te partise.