Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut. Afatet e komisioneve të vettingut përfundojnë 5 vite nga momenti i funksionimit, praktikisht në qershor të vitit që vjen, por koha nuk është e mjaftueshme për t’i kaluar të gjithë në filtër.
Për arsye PS-ja kërkon që afatet e komisioneve, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shtyhen me 2 vite deri në 2024. Por që të bëhen ndryshimet Kushtetuese kërkohen votat e PD-së në parlament. Opozita është shprehur se do të presë të shikojë draftin më pas do të shprehet.
Edi Rama tha sot se nuk do ketë asnjë negocim për këtë cështje duke mohuar zërat për një shkëmbim, duke dhënë votat për ndryshimet në reformën territoriale në këmbim të asaj për drejtësinë.
“Zgjatja e Vettingut është domosdoshmëri, nuk është diçka për t’u negociuar” tha Rama.
g.kosovari