Ferdinand Xhaferri nënkryetari i Komisionit të Sigurisë së PD ka debatuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV me drejtuesin e emisionit Ylli Rakipi.
Duke folur për bashkëpunimin me Sali Berishën, Xhaferri i kujtoi Rakipit se ka qenë bashkëpunëtor i tij që prej 1996-ës dhe duke marrë shkas nga kjo Rakipi tha: “Meqë e përmende atë kohë do detaje se si të kemi marrë nga Durrësi ty? Si të bëri Mero Baze shkrimet…”
Ndërkohë Xhaferri iu përgjigj duke thënë se një nga vlerat që ka në politikë është se është bërë vetë.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Xhaferri: Nga 23 marsi deri më 20 prill PS ka shpërndarë 12 miliardë lekë çdo ditë.
Rakipi: Po pse hyre në zgjedhje?
Xhaferri: Ne bojkotuam zgjedhjet lokale.
Rakipi: Çfarë ke bojkotuar ti ke ikur në plazh dhe të mori për b*the një zyrtar amerikan.
Xhaferri: Në zgjedhjet lokale unë nga mëngjesi deri në darkë kam qenë në Durrës dhe PS në Durrës ka marrë minimumin historik të votave, 34 mijë vota.
Rakipi: Ti nuk shkove në zgjedhje, pastaj u tërhoqe, nxorre njërëzit në rrugë, nuk të lanë gjë pa bërë dhe ti shkove në zgjedhje.
Xhaferri: Kjo ishte një marrëdhënie jo komode që ne kishim me faktorin ndërkombëtar.
Rakipi: Marrëdhënien me ndërkombëtarët për shkak të Berishës e kishe, që kishte 8 vite që luante me Ipad. Berisha e ka personale, e ka të keqe.
Xhaferri: Edhe ju keni qenë bashkëpunëtor i Berishës që nga viti 1996-të, edhe unë kam qenë bashkëpunëtor i tij. Nuk jam aspak komod kur ju më thoni nuk është mirë.
Rakipi: Meqë e përmende atë kohë do detaje se si të kemi marrë nga Durrësi ty? Si të bëri Mero Baze shkrimet…
Xhaferri: Çfarë shkrimesh? Unë të paktën një nga vlerat që kam në politikë është se jam bërë vetë me shpatullat e mia. Unë nuk jam komod kur thoni po i bie Berishës.
/a.r