Baton Haxhiu ka komentuar deklaratën e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha sot se nuk mund të ‘pështyjë në 16 vite bashkëpunim’ me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Opinion”, Haxhiu tha se Berisha duhet ta vlerësojë faktin që Basha ruan etikën kur bëhet fjalë për të.
Sipas Haxhiut, Berisha, në vend që ta bëjë këtë gjë, vijon të shpifë dhe po e mbyll karrierën me shpifje.
“Berisha duhet ta vlerësojë etikën Bashës. Etika tregon se ai nuk dëshiron të thotë asgjë për të mirat e të këqijat që kaluan bashkë. Ndryshe ai do të dilte e të thoshte për Gërdecit e të tjerat. Njeriu i cili e ka përballë një person non-grata, prandaj sikur të thoshte që në dosjen time e kam Gërdecin e 21-Janarin, do ta godiste. Çfarë mendon ti Fevzo? Do ta lëndonte Berishën më shumë? Basha është i vetmi njeri që rrëfehet për gabimet e tij gjatë kësaj periudhe që ka qenë në krye të PD-së. Berisha nuk ka thënë asnjë akuzë, vazhdon në narracionin e shpifjes dhe është duke e mbyllur me shpifje,”- tha Haxhiu ndër të tjera.
/a.r