Që prej ditës së parë të shkollë, nxënësit e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare “Haxhi Qira” në fshatin Borizanë të Krujës, nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimore pasi prindërit e këtyre fëmijëve denoncojnë mësuesen, Neada Laçi për paaftësi në mësimdhënie.
Ata thonë se fëmijët e tyre që kanë patur të bëjnë ndër vite me këtë mësuese nga klasa e parë dhe deri në klasë të pestë, janë të pamësuar. Vetë nxënësit e kësaj shkolle që këtë vit janë në klasë të 6-të, tregojnë se si i zhvillonte orët e mësimit mësuesja e tyre. Ato tregojnë se mësuesja gjatë orës së mësimit vendoste vetëm rezultate të larta, fëmijëve u jepte lekë nga lekët e saj që të blinin letra bixhozi. Nxënëset tregojnë se ndonjëherë ajo u mbyllte derën e klasës me çelës që fëmijët t’mos i dilnin nga klasa.
Prindërit thonë se kanë kërkuar prej kohësh që kjo mësuese të mos jetë më në këtë shkollë dhe drejtori nuk ka bërë asnjë lëvizje pasi sipas tyre ky i fundit është i presionuar nga bashkëshorti i mësueseses i cili është në pozicionin avokat në qytetin e Krujës.
Prindërit janë zotuar që nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje, fëmijët e tyre nuk do t’i dërgojnë në shkollë. Gjatë një bisede të prindërve me drejtorin e shkollës zotin Maliq Xhafa ky i fundit pranon se baskëshorti i mësueses ka kërcënuar nën drejtorin e kësaj shkolle.
Gjatë mbledhjes që u bë me prindërit e nxënësve të klasës së pare, drejtuesve të shkollës dhe mësueses i pranishëm ishte gjithashtu dhe bashkëshorit
I kësaj të fundit i cili deklaroi se me apo pa dëshirën e prindërve mësuesja do të japë përsëri mësim. Në mesin e mbledhjes bashkëshorti i mësueses zhvendoset nga fillimi i klasës në fund në prani të bordit drejtues të shkollës dhe konfliktohet me prindin e një fëmije. Prindërit kërkuan që kushdo që ishte i jashtëligjshëm në atë sallë të largohej, por drejtori nuk bëri asnjë lëvizje.
I pyetur nga gazetarët e “Fiks Fare” jashtë ambjenteve të shkollës se përse duhe të ishte në mbledhjen me prindër,ai tha se kishte qenë drejtori ai që e kishte kërkua të ishte i pranishëm dhe se nuk ishte e vërtetë asnjë akuzë që rëndonte mbi të dhe bashkëshorten e tij.
Në një përballje me prindërit, drejtori i shkollës tha se do të bëhej zëvendësim i menjëhershëm I msueses aktuale për të cilën ankohen prindërit dhe do të emërohet një mësuese tjetër. Mësuesja për të cilën prindërit ankoheshin do të zhvillojë lëndën e Edukimit Fizik, Muzikë dhe Vizatim pasi për këto 3 lëndë është e aftë të udhëheqë./m.j