Gjatë seancës së sotme plenare, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria ka në plan të dërgojë në hapësirë dy satelitë deri vitin e ardhshëm.
Këto deklarata janë komentuar me ironi nga ish sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, i cili i ftuar në Fax news, tha se austronauti i parë mund të jetë Basha.
“PD ka dominuar jetën politike shqiptare në 30 vitet e pluralizimit politik. Është një parti e madhe e cila i ka kapacitetet të eci para, pavarësisht krizës së lidershipit. Ka një krizë por është vetëm e lidershipit.
Sot që ka nisur një lëvizje, baza dhe PD është e bashkuar dhe iniciativa për të mbledhur kuvendin është 80% e bashkuar në rang kombëtar.
Deklaratën e Ramës që po përgatitet për misonet hapsinore, uroj që austronauti parë të mos jetë zoti Basha duke qenë se gjatë kësaj kohe kanë qenë sëbashku”, tha Ristani me ironi./m.j