Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Greqi.
Mediat greke raportojnë se në rrugën e Poseidonos, një autobus në itinerarin Pire-Voula u bllokua nën një urë, ndërsa udhëtarët formuan një “zinxhir” në mënyrë që të largoheshin.
Mbrojtja Civile iu rekomandon drejtuesve të mjeteve që të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të shmangin zonat problematike, shkruajnë mediat greke.