Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë e saj.
Burimet konfirmojnë se Kryetari i saj Edi Rama ka thirrur këtë të premte Kryesinë për të analizuar situatën e deritanishme dhe disa vendime të rëndësishme organizative.
Më konkretisht, Kryesia do të miratojë vendimet të cilat u propozuan në Asamblenë Socialiste të pak kohë më parë, duke filluar nga ngritja e komisionit për analizën zgjedhore, tek zgjedhja e strukturave të reja në parti dhe fushata e anëtarësimeve të reja, raporton tirananews.al.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohen në orën 08:00 ndërsa gjithçka ka qenë organizuar në kohë rekord dhe larg vëmendjes së gazetarëve./m.j