Policia e Shtetit ka zhvilluar operacione në disa qytete të vendit kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.
Në pranga kanë përfunduar 2 persona, ndërsa nën hetim 8 të tjerë. Mes të proceduarve është edhe një faturist i OSHEE-së, për shpërdorim detyre.
/a.r