Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim renditi tre prioritetet që ka në Shqipëri: demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.
Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim i bëri thirrje qeverisë që të ti japë përparësi biznesit.
Sipas saj, qeveria duhet ta marrë seriozisht agjendën e investimeve të Dhomës Amerikane dhe ta shohë si udhërrëfyes për të përmirësuar klimën e biznesit.
Ajo u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, për të cilën u shpreh se duhet çuar përpara me qëllim që gjykatat te jene te pastra.
“Ambasada e SHBA këtu ka tre prioritete: Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Të gjithë jemi të përqendruar tek demokracia dhe mbrojtja. Kemi një vrull të mirë në këto fusha.
Jam e kënaqur që po udhëheq ambasadën tonë në një shtysë për të ngritur marrëdhëniet tona të biznesit në të njëjtin nivel.
SHBA janë ekonomia më e madhe në botë. Shumë mund të përfitohet nga Shqipëria nga një lidhje më e ngushtë mes vendeve tona.
Pothuajse një vit më parë ne nënshkruam një memorandum dypalësh të bashkëpunimit ekonomik duke demonstruar angazhim për një marrëdhënie edhe më të fortë ekonomike. Nuk është një copë letër, por menjëherë brenda orës ne pamë rezultate të ndjeshme.
Dy javë më parë isha në Skavicë për të parë vendin ku Shqipëria shpreson të ndërtojë HEC dhe nëse ky projekt do të nisë do të përfaqësojë një zhvillim të madh për Shqipërinë dhe rajonin.
Mbetet ende shumë punë për të bërë. Ne i bëjmë thirrje qeverise shqiptare që ti japë përparësi biznesit për të zhbllokuar potencialin që ekziston këtu.
Reforma në Drejtësi duhet çuar deri në fund në mënyrë që gjykatat të jenë të pastra, të drejtat e pronës të trajtohen njëherë e mire dhe konkurrenca e ndershëm duhet të jetë parësore në mënyrë që investitorët të mëdhenj apo të vegjël, shqiptarë apo të huaj duhet të luajnë me të njëjtat rregulla, të drejta dhe transparente.
Qeveria duhet ta marrë seriozisht agjendën e investimeve të Dhomës Amerikane të publikuar së fundmi dhe ta shohë si udhërrëfyes për të përmirësuar klimën e biznesit. Jam e kënaqur që kryeministri e ka parë këtë si mënyrë të mirë për të përmirësuar klimën e biznesit. Një klimë më e mirë biznesi do të krijonte një Shqipëri më të mirë dhe më të fortë.
Kam besim se e ardhmja do të jetë më e ndritur dhe presim me kënaqësi të punojmë me Dhomën Amerikane për të zhvilluar të gjitha këto”, tha Ambasadorja Yuri Kim./m.j