OSHEE ka ngritur Shtabin Qëndror të Gatishmërisë për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike të të gjithë banorëve, duke vendosur në dispozicion të plotë 1300 punonjës. Kompania njofton se po ndjek me përparësi furnizimin me energji të konsumatorëve në të gjitha drejtoritë rajonale me rastin e festave të fundvitit. Bazuar mbi një plan masash, ekipet e OSHEE janë pozicionuar në pikat kritike, në mënyrë që reagimi për zgjidhjen e defekteve/avarive të mundshme të jetë brenda një kohe të shkurtër.
“Fiderat qe furnizojne hidrovoret, spitalet, objektet e rëndësishme administrative, janë fidera të një rëndësie të veçantë dhe nga ana jone janë marrë masa me vendosjen e grupeve te gatishmerise dhe personelit perforcues prane tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime”, thotë Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, ing.Petraq Lika. Sipas tij, do të bëhen kontrolle çdo orë të pajisjeve elektrike nga personeli operativ i n/stacioneve, për të parandaluar avarite e mundshme në pajisje dhe linja 35 kV, që shoqërohen me nderprerje masive të energjise elektrike.
Nga ana tjetër, kompania u bën apel abonentëve, të jenë më eficient në konsumin e energjisë, sidomos në ditët e fundit të vitit, për të shmangur kështu ngarkesat e panevojshme në rrjet si dhe defektet e mundshme. Gjithashtu, kompania ka vendosur në gatishmëri të abonentëve një staf të dedikuar 24 orë në shërbim të marrjes së njoftimeve për raste të mungesës së energjisë elektrike. Numri 04 22 74 141 do të jetë në shërbim 24 orësh – call center, si dhe janë vendosur të tjera numra kontakti për çdo rajon .