Thomas Kennedy, 28 vjeç një muzikant britanik është gjetur i vdekur pasi u sulmua dhe u hodh pa ndjenja në një lumë në Gjeorgji. Pesë persona janë arrestuar pas kësaj ngjarje të rëndë.
Britaniku thuhet se është sulmuar dhe më pas është hedhur pa ndjenja në lumin Mtkvari. Trupi i tij u gjet në lumin pranë fshatit Kvakhvreli në komunën e Gorit më 8 tetor.
Autorët e vrasjes u larguan nga vendi i ngjarjes, por u ndaluan nga policia. Në rast se shpallen fajtorë ata mund të dënohen nga 13 deri në 17 vite burg.
Kennedy kishte mbërritur në Gjeorgji më 30 gusht pasi ishte student në një kolegj muzikor.
g.kosovari