Ish-kandidati për kryen e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka qenë i ashpër me Lulzim Basha gjatë emisionit “Debat” në A2 CNN.
I pyetur për shkarkimin e fundit të Flamur Nokës nga komisioni i sigurisë, Kadilli u shpreh se kjo është një tjetër provë e kryetarokracisë së Bashës. Sipas tij, Basha sillet me partinë si të ishte me lodrat e tij në shtëpi.
“Vendimet e Bashës janë sërish jo në kohën e duhur. Me rëndësi është që shohim një tjetër dëshmi të kryetarokracisë. Kryetari i partisë sillet me partinë si të ishte me lodrat e tij në shtëpi që mund të bëjë çfarë të dojë t’i mbërthejë dhe t’i zbërthejë, t’i ngjisë. Reagimet tona ndodhin vetëm kur kryetarokrati merr ndonjë vendim shkarkimi apo largimi dhe nuk shqetësohemi kur merr vendimet emërimi.
Lulzim Basha në të njëjtën emëroi Flamur Nokën në Kryesinë e grupit dhe i emëroi si kryetarokrat. Atë ditë ne bëjmë festë. Ditën që ka një frakturë ne shqetësohemi, alarmohemi dhe vihet në dyshim e gjithë demokracia. Nëse kjo parti do të shërohet nga tradita e përjashtimit, ajo e mungesës së bashkëjetesës me të ndryshimin, të kundërtin apo rivalin, kjo do të vijë kur të pranojmë se kryetari nuk mund të jetë më i madh se partia”, u shpreh Kadilli. A2