21 persona janë arrestuar nga policia e Catanzaros në Itali si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës, armëve dhe vjedhjeve.
Sipas mediave italiane, gjykata ka vendosur masat e sigurisë, 9 arrest me burg ndërsa 12 nën arrest shtëpie.
Policia bën me dije se furnizues të drogës për këtë grup kriminal ishin disa shqiptarë nga zona e Puglias të cilët vepronin dhe në bregdetin e Jonit në Kalabri.
Të dy organizatat operonin në jug të qytetit duke shitur të gjitha llojet e drogës: marihuanë, hashash, kokainë, heroinë dhe amfetamina.
46 persona të tjerë janë nën hetim në të njëjtën çështje penale. Siç mund të shihet dhe nga pamjet e publikuara të operacionit, është konstatuar se disa prej trafikantëve e fshihnin drogën pas koshit të mbeturinave.