Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Burgjeve dhe të Policisë së Burgjeve.
Në fokus të këtij takimi ishin sfidat dhe problematikat në sektorin e burgjeve, ku Manja kërkoi me këmbëngulje, vigjilencë maksimale për gjithçka që ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.
“Është detyrim që të realizohet puna me integritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, si administrativ dhe policor, si e vetmja rrugë për të përmbushur detyrën”-tha Manja.
Ndërkaq, u theksua se janë marrë të gjitha masat për të pasur infrastrukturën e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve.
“Këto detyra janë një përgjegjësi përpara ligjit dhe së drejtës”-theksoi ministri i Drejtësisë./m.j