Qytetarët e Kosovës po përballen me rritje të çmimit të bukës, përveç rritjes së çmimit të naftës, i cili është rritur rreth 40 centë javëve të fundit apo produktet esenciale si vaji, sheqeri e mielli.
Në disa furra në kryeqytet e në komuna tjera buka shitej 40 centë, nga 35 centë sa ishte më parë. Kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët, të cilët po thonë që xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime.
Kryetari i OJQ Konsumatori Selatin Kaqaniku, thotë se ka abuzim dhe paarsyeshmeri në ngritjen e këtyre çmimeve. Kaqaniku deklaroi se çmimet e artikujve në Kosovë janë më të larta se ato në Evropë, ai tutje thekson se Kosova nuk ka treg që i përballon këto çmime.
Ndërkohë kryeministri Kurti ka premtuar që paga mesatare në Kosovë do të jetë 250 euro.
/a.r