Katër oficerë policie u sëmurën pas ekspozimit ndaj një kimikati të panjohur kur u thirrën për një burrë ‘të plagosur rëndë’ në një bllok banesash.
Sipas Mirror, burri i cili ishte rreth të tridhjetave iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes mjekësore në vendin e ngjarjes dhe mbetet në gjendje të rëndë në spital.
Katër oficerë që iu përgjigjën thirrjes kishin nevojë për kujdes mjekësor, por thuhet se po shërohen. Skena në banesat e Park Hill pranë Rrugës Duke në Sheffield u mbyll pasi testet u bënë për të vërtetuar se sa i rrezikshëm ishte kimikati për njerëzit në zonën përreth.
Rreth mesnatës, policia tha se testet kishin përfunduar dhe “nuk ka më asnjë rrezik infektimi pasi nuk u gjetën gjurmë të substancave të dëmshme”.
“Oficerët e policisë tani po inspektojnë skenën vetëm në pronën e përfshirë dhe do të hyjnë përsëri në pronë për të vazhduar hetimet për atë që ndodhi,”- shtoi Policia e South Yorkshire.
Ekipet nga Shërbimi i Ambulancës Yorkshire dhe Shërbimi i Zjarrit dhe Shpëtimit në Yorkshire të Jugut gjithashtu morën pjesë në aksion.
g.kosovari