Babis Anagnostopoulos, piloti grek që vrau gruan dhe më pas inskenoi një grabitje të rreme, po i kalon 24 orët e ditës së tij në qeli. Mediat greke bëjnë me dije se ai e kalon ditën duke shkruar dhe refuzon të dalë në oborr, pasi ka frikë se mos fotografohet.
Piloti shkruan gjatë gjithë kohës për orë të tëra pa ndërprerje pa i thënë askujt se çfarë po bën. Në repartin e 6-të të burgut Korydallos, 33-vjeçari mban distancë nga të gjithë ndërsa ka marrëdhënie shumë të ftohta me dy personat që ndan qelinë, një punonjës policie të korruptuar dhe një tjetër për borxhe të pashlyera.
Momentet e vetme kur ai ndalon së shkruari është ku arri nis punën në mensën e burgut dhe kur del të flasë në telefon me avokatin e tij Alexandros Papaioannidis.
Ai nuk pranon vizita në burg dhe tani është në pritje të përfundimeve të reja të autoriteteve në lidhje me dosjen e tij të hetimit. Dy raportet kanë të bëjnë me lëvizjen e llogarive bankare dhe rezultatet e kamerave që tashmë janë dërguar në Kinë për të marrë pamjet nga karta e memories.
g.kosovari