Mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë lidhuur me një mënyrë efikase për trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Me anë të një postimi në Facebook, mjeku shkruan se një studim i publikuar në prestigjiozen JAMA më 21 Shtator 2021, ka dalë në përfundimin se antitrupat monoklonalë funksionojnë mirë në mbrojtjen e të infektuarve.
Sipas studimit, në të cilin morën pjesë 481 pacientë, falë trajtimit me antitrupa monoklonalë, pacientët e trajtuar me antitrupa monoklonalë patën ecuri shumë më të mirë se sa pacientët e patrajtuar. “Të trajtuarit” shënuan ulje me 39.5% e riskut për vizitë mjekësore akute; ulje me 59.4% e riskut për t’u shtruar në spital; efektivitet 100% kundër shtrimit në terapi intensive dhe efektivitet 100% kundër humbjes së jetës.
Po çfarë është trajtimi me antitrupa monoklonalë?
Antitrupat janë proteina që prodhon sistemi imunitar për të luftuar viruset, si SARS COV-2 që shkakton COVID-19. Antitrupat monoklonale prodhohen në një laborator, por funksionojnë në të njëjtën mënyrë si ato që gjenden në trup natyrshëm.