Gazetarja Christina Porta zbuloi rrugën që do të kishte zgjedhur po të mos i ishte dedikuar sportit.
Një nga prezantueset sportive më të njohura në televizionin spanjoll zbuloi se në moshë të re donte të bëhej murgeshë, por rruga e saj mori një rrjedhë tjetër.
“Për një periudhë të shkurtër të jetës sime shkova në shkollë me murgeshat. Besoja shumë në Zot dhe doja të bëhesha edhe murgeshë.
Pastaj, pasi u rrita, e braktisa idenë, por ende ndiej një lidhje me to, sepse kam një zemër të mirë dhe mund të dalloj njerëz të këqij,”-tha ajo.
Po ashtu në të njëjtën intervistë zbuloi se shumë persona i kanë ofruar shuma monetare për të qenë pranë tyre si “eskortë”.