Në Shqipëri ndodhet shefi i kompanisë së vaksinave “Pfizer”, Albert Bourla. Paraditen e sotme i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, ai ka qenë në QSUT, ku ka parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave.
Kreu i qeverisë shqiptare i shprehu mirënjohjen për ndihmën. “Dua edhe njëherë të jem shumë qartësisht mirënjohës, pasi tani kohët janë ndryshe, jemi më shumë relaksuar, ka më shumë mundësi, por pa ju në fillim, ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht nga pamundësia për të nisur vaksinimin. Ju hapët dyert kur edhe Nju Jorku ishte i mbyllur plotësisht. Edhe ne në zemër të BE-së, kur shikonim të tjerët që kishin nisur, dhe të mos kishim vetë të fillonim ishte shumë e rëndë” tha Rama.
Albert Bourla kujtoi momentet e bisedës së parë me Edi Ramën. “Unë nuk do të t’ju harroj kurrë ju që erdhët në Nju Jork, u befasova. T’ju shihja që erdhët dhe filluat të më jepnit argumente për të marrë dozat e para ishte befasuese, jam shumë i lumtur që u bëmë miq gjatë kësaj sfide” tha ai.
Në fund, kreu i qeverisë shqiptare bëri edhe një batutë. “Edhe pse origjinën e keni nga Ballkani, nuk jeni një ballkanas tipik, sepse kur ju thash, më thatë po kuptoj, nuk ju premtoj, por do të bëj më të mirën. Ishim së bashku me Ogertën, dhe thash se jam i sigurt se do ta mbajë fjalën se po të kishin thënë menjëherë PO” tha ai.
g.kosovari