Kampioni aktual i botës, Franca, sonte luan në finale e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës.
Francezët shënuan një fitore me përmbysje prej 3:2 ndaj Belgjikës në gjysmëfinalen e së enjtes, teksa spanjollët mposhtën kampionin në fuqi të Evropës, Italinë, 2:1, në gjysmëfinalen tjetër.
Ndeshja fillon sonte nga ora 20:45, dhe mediumi spanjoll Marca i ka publikuar 11-shet potenciale të të dyja klubeve.
Spanja: Unai Simon; Cesar Azpilicueta, Aymeric Laporte, Pau Torres, Marcos Alonso; Koke, Sergio Busquets, Gavi; Pablo Sarabia, Ferran Torres, Mikel Oyarzabal.
Franca: Hugo Lloris; Jules Kounde, Raphael Varane, Lucas Hernandez; Benjamin Pavard, Paul Pogba, Aurelien Tchouameni, Theo Hernandez; Antoine Griezmann; Kylian Mbappe, Karim Benzema.
/a.r