Tenisti australian Nick Kyrgios ka kaluar një karantinë të vështirë në Adelajde, vendlindjen e tij, pas kthimit nga Amerika bashkë me të fejuarën e tij, Chiara Passari. Ata ndodheshin në të njëjtën dhomë hoteli ku po kalonin karantinën së bashku, por duket se kanë patur mosmarrëveshje.
Kjo ka detyruar punonjësit e hotelit ku ata po qëndronin të izoluar të lajmëronin policinë. Mësohet se sherri nisi kur Chiara i tha Nick se ai e kishte tradhëtuar me një femër të një lokali nate, duke i treguar edhe foto e mesazhe nga ajo ngjarje. Më pas kanë nisur të bërtiturat në hotel.
Nick është mbrojtur duke thënë se bëhet fjalë për një ngjarje të dy viteve më parë, por e fejuara ka qenë e mërzitur dhe nga ai moment debati ka degjeneruar. Nga hetimet, mësohet se nuk ka patur dhunë fizike, por vetë sherr verbal dhe sharje. Ndaj tenistit nuk është bërë asnjë denoncim, por është vendosur ata që ta kalojnë karantinën në dhoma të ndara në të njëjtin hotel.
/a.r