Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri është shfaqur në rolin e James Bond. Duket se Alastair King-Smith, ka hequr kostumin e diplomatit për të përjetuar për pak minuta ndjesinë e të qenit si agjenti i famshëm anglez James Bond.
Numri një i diplomacisë britanike në vendin tonë Alastair King-Smith, së fundmi ka publikuar një video në rrjetet sociale nga brenda makinës së tij rrugëve të Tiranës, ku shihet me syze si James Bond.
Ja çfare thote ambasadori:
Nuk është e shpeshtë si ambasador të të jepet mundësia të pretendosh sikur je James Bond, por shpesh mendojnë si diplomat “a je agjent sekret?” Por në të vërtetë mendoj diplomatët më të mirë janë diplomatët e vërtetë.
Po ikim në një event këtë mbrëmje. Në praninë e vipave dhe me flamurin britanikë nëpër rrugë, me disa Range Rover e Jaguar të tregojnë më të mirën e Britanisë me vetë filmin. Le ta shohim se si do të shkojë mbrëmja!/m.j.
Off to the #Albania film premier VIP screening in Tirana of the new #Bond film ‘No Time To Die’ that the Mayor and I are co-hosting. #UK flags on the streets, Jaguar cars primed, Bond music in the background #FilmIsGREAT #UKandAL pic.twitter.com/3hK5k98f6V
— Alastair King-Smith (@AlastairKS) October 9, 2021