Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, ka raportuar mbi 600,000 vdekje nga Covid në një vit e gjysmë të pandemisë.
Ditët e fundit tendenca e vdekjeve regjistron një rënie progresive me avancimin e fushatës së vaksinimit.
Raporti i fundit zyrtar nga Ministria raporton 600,425 vdekje dhe 21,550,730 infeksione që nga fillimi i pandemisë, shifra të nënvlerësuara kryesisht sipas ekspertëve. Brazili është vendi i dyti në botë për numrin e viktimave, pas Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa Peruja është vendi me shkallën më të lartë të vdekjeve në nënkontinentin Amerikan, me 605 vdekje nga Covid për 100,000 banorë. Ndërkaq dy studiues amerikanë kanë deklaruar se ka prova që e bën më të besueshme teorinë që koronavirusi i ri, që shkaktoi pandeminë e Covid-19, ka dalë nga laboratori i Ëuhan-it.
Kjo teori po bëhet më e besueshme se ajo e daljes së koronavirusit nga një treg në qytetin kinez. Një sasi e konsiderueshme të dhënash, nga fundi i vitit 2019, tregon se më shumë se 9000 persona kanë qenë të shtruar në spital me simptoma të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm në provincat Hubei dhe Shanxi, para nisjes së epidemisë.
Bazuar në përvojën e SARS-1 dhe MERS, teoria e transmetimit te kafshët parashikon se mes tyre të kishte 100 deri në 400 persona të infektuar me Covid. Ndërsa teoria e laboratorit parashikon zero raste me Covid./m.j