Moderatorja Roza Lati ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. Aktorja seksi, e cila njihet për spontanitetin dhe për jetën pa komplekse që bën, tregoi për “Prive” disa detaje që publiku mund të mos i dinte.
Lati zbuloi se është e mundur që ajo të japë një shans të dytë në dashuri, por vetëm për një qëllim:
“Vetëm në ato raste kur kam dashur të vërtetoj që nuk jam unë gabim, por është personi tjetër. Vetëm në ato raste jap shans të dytë. Se në përgjithësi nëse ndahesh, ndahesh. Nëse nuk funksionon, nuk funksionon. Vjehrrat kanë dashur një bebe nga unë”.
Kur u pyet nëse ka qenë e sulmuar nga mediat, Lati kujtoi intervistën që dha në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për setin e saj fotografik, ku pozonte nga një vaskë me të brendshme seksi ose edhe topless.
“Ka qenë rasti kur kam qenë e ftuar te emisioni i pasdites në ‘Top Channel’. Pata një qasje shumë të shëmtuar dhe xhelozie dhe inati nga moderatorja dhe këtë e them, sepse këtë më kanë thënë të gjithë. Domethënë kjo përgjigja ime është akumulim i opinioneve publike pas daljes time në atë emision”,- u përgjigj Roza.
Kur u pyet për arsyen pse refuzoi ftesën për të qenë një nga konkurrentet e “Big Brother VIP”, Roza tha: “Sepse kam punë dhe s’e kam atë lluksin…tre muaj… nuk e kam”.
Aktorja kujtoi edhe fëmijërinë, gjatë së cilës momenti më i bukur për të ka qenë divorci i prindërve.
“Kujtimi më i bukur i fëmijërisë është kur mua m’u divorcuan prindërit dhe unë me mamin kemi jetuar me qira për një farë kohe derisa të kishte mundësinë mami të akumulonte të ardhurat të blinim shtëpinë tonë.
Dhe kujtimi më i bukur është kur mami me forcat e veta bleu shtëpinë dhe më futi te shtëpia dhe dhomën time të gjumit e kishte bërë gati vetë. Më në fund kishim një shtëpi”.
Prej disa kohësh, në media qarkulloi lajmi se Roza ka kryer marrëdhënie seksuale me këngëtarin Fero. E pyetur se si qëndron e vërteta, ajo tha:
“Unë ça do lloj komenti të jap, njerëzit e marrin ashtu si duan vetë. Unë nuk kam patur kurrë një gjë të tillë me personazhin, Feron. E kam pritur tre herë në studion e “Why Not”, tre herë e kam përcjellë deri në recepsion dhe ka ikur.
Kjo situatë që unë kam treguar një eksperiencë timen bëhet fjalë kur unë ka qenë për të dashurin tim të parë, që mua nuk më njihnin, në televiz nuk dilja, kështu që edhe rrezikoja, kisha pasion, kështu që… Bëhet fjalë për vitet kur unë kam qenë 23 vjeç, jo tani”.
A mendon të bëjë dasmë?
“Rita ime do dasmë, kurse unë për vete kam thënë gjithmonë kam punë. Por duhet një dasmë, pse jo, se e meriton djali”,- u përgjigj ajo.
Roza ka treguar publikisht se ka bërë ndërhyrje në fytyrë për të arritur pamjen me të cilën ndihet mirë. Ajo ka bërë dy operacione në hundë dhe buzët. Por a ka ndërmend të ndryshojë diçka tjetër?
“Jo. Absolutisht jo, Unë botoks nuk kam bërë akoma, kështu që mbase mund ta nis içik me botoksin avash-avash me moshën”,- tha ajo.
g.kosovari