Mesa duket shqiptarët që kanë sfiduar policinë britanike nuk janë të paktë në numër. Autoritetet britanike “Kent Police” ka publikuar një listë me “personat më të kërkuar” në Britaninë e Madhe në të cilën janë edhe disa të rinj shqiptarë.
Reneo Shehu është një prej tyre i cili u la i lirë me kusht por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Croën Court ku duhet të gjykohej për grabitje dhe shitje droge të klasit A Kokainë. Shehu në vitin 2017 është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për grabitje me armë të një shtëpie në zonën Ëantedn e Canterbury në Jug të Anglisë.
Eglant Lleshi është një tjetër i ri në kërkim. Mësohet se ai kërkohet nga autoritetet për një tentativë lëndimi të rëndë trupor pranë fshatit Blue Bell Hill . Ndërkohë pjesë e listës janë edhe shqiptarë të tjerë.
Androen Lafetaj, Shpëtim Rexhepi, Fasli Gjajxha dhe Sidorel Deshkaj në kërkim për grabitje dhe armë, posedim të lëndës narkotike kokainë dhe për krime që lidhen me emigracionin e paligjshëm.
g.kosovari