Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se ajo që Rama e quan krizë energjetike është krizë e korrupsionit dhe e keqmenaxhimit.
Në një deklaratë për mediat, Duma teksa komentoi planin e qeverisë me tre pika tha se Rama shiti si lajm të jashtëzakonshëm faktin që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Duma thotë se e gjithë kriza lidhet me abuzimet që qeveria ka bërë tenderat dhe PPP. PD, thotë Duma i bën thirrje SPAK që të nisë hetimet, ndërsa shprehet se po përgatiten kallëzimet për abuzimet e kësaj qeverie.
“Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nisë urgjent hetimet. PD po bën gati kallëzimet për abuzimet monstruoze për dhjetëra milionave euro të qeverisë Rama me OSHEE dhe KESH në kurriz të familjeve shqiptare”, tha Grida Duma.
Deputetja e PD-së përsëriti që kjo nuk është një çështje e krizës energjitike por është një krizë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit.
g.kosovari
O moj Gridë,
Ke nishane,
Në vënd
Të ligë….