Beniada ka treguar sot në shtëpinë e BBVIP se për momentin është single. Ajo thotë se ka qenë në një fejesë të gjatë me dikë nga mosha 16-vjeçare deri në moshën 23 vjeç.
Për këtë fejesë ajo fajëson mamanë e saj pasi ishte shumë e vogël. Monika e pyet nëse u lëndua nga ndarja, por Beniada shprehet jo sepse ishte ajo që e la.
“Ishte i fokusuar vetëm te futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të”, shprehet ajo. “Pas një lidhjeje 7-vjeçare erdhi një moment që nuk e duroja dot më as kur më puthte”, duke treguar se kështu ajo i dha fund fejesës me të.