Një 20-vjeçare është kërcënuar pasi refuzoi propozimin për martesë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kuçovës, në banesën e vajzës së re.
Policia ka mundur të arrestojë 31-vjeçarin me inicialet B.C, pasi ky i fundit ka hyrë pa leje në banesën e 20-vjeçares. Ai e ka kërcënuar dhe shtrënguar në mënyrë që e reja ta pranonte propozimin e tij për martesë.
I riu tashmë është vënë në pranga dhe materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Beratit.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.