Kryeministri Rama është duke folur sonte në një intervistë për zhvillimet e fundit në vend, sidomos për çështjet ekonomike dhe krizën energjetike.
Por në një moment Rama është pyetur se ku e shef veten pas 2030 dhe nëse do të bëhet presidenti i Shqipërisë dhe Kosovës, por kreu i qeverisë deklaroi se nuk është në planet e mia.
“E shoh veten diku tjetër pas 2030! Dua të kem të drejtën për të pasur një pjesë të fundit të rrugëtimit tim ku të marr frymë i çliriuar nga superngarkesa e kësaj pjese të rrugës. Por të them që në këtë pozicion qëndrohet kur ke të gjithë zjarrin e nevojshëm brenda. Unë mendoj që është e mjaftueshme për mua por dhe për të gjithë të tjerët që shërbimet e mia të kenë një limit. Përtej atij limiti t’i kthehem pasioneve që janë të rëndësishme. Kur ikën Edi Rama? Unë presidenti i Shqipërisë dhe Kosovës, kjo nuk është në planet e mia. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, po. Është aspiratë“, tha Rama.
g.kosovari