Një aksion i gjerë i prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për vepra penale në fushën farmaceutike është duke u zhvilluar në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se deri më tani janë disa të arrestuar, ndërkohë që operacioni është ende në vijim.
Kontrollet janë duke u zhvilluar në disa depo farmaceutike dhe bëhet fjalë për ilaçe të paregjistruara.
Deri tani flitet për 6 të arrestuar. Kontrolle në 6 depo farmaceutike, bëhet fjalë për ilaçe të paregjistruara.
Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkepunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.
Hetimet kanë disa muaj që po zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkepunim me Policinë e Shtetit. Deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë operacion./m.j