Sali Berisha ka mbledhur demokratët elbasanën, në lëvizjen e tij “Foltore”, duke u deklaruar kundër qeverisë dhe në veçanti kundër Lulzim Bashës, kreut të PD.
Duke qënë se shkaku i vërtetë i lëvizjes së Berishës, është përjashtimi i tij nga grupi parlamentar që i bëri Basha, lideri historik deklaroi se Rama në bashkëpunim me Bashën po asgjëson pluralizmin politik në Shqipëri.
“PD është në ditë të vështirë, me keq se në vitin e vështirë 1997 dhe kjo ardhur si rezultat i kryetarit të saj, që është peng i Edi Ramës.
Në Shqipëri po rritet shumë rreziku i asgjësimit të pluralizmit politik, brenmda partive dhe në jetën politike të vendit.
Ndaj duhet të ngrihemi fuqishëm që t’i ndalojmë”, ka deklaruar mes të tjerave Sali Berisha.
Deklarata e Berishës vjen vetëm një javë për deklarimit të Ilir Metës, President i Republikës, i cili tha se vendi rrezikohet nga asgjësimi i pluralizmit politik./m.j