Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Enkeleda Hoxhës, ish-gjyqtaren e Krujës e cila kërkonte kthimin e vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit disa muaj më parë.
Sipas pretendimeve të ish gjyqtares, lekët e sekuestruara janë pensione dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre për nevoja jetike.
Në seancë ka qenë e pranishme edhe vetë gjyqtarja e cila mes lotësh ka deklaruar se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës.
Ndërsa prokurorët kërkuan rrëzimin e kërkesës, gjë që u pranua nga Gjykata e Posaçme.
g.kosovari