Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i 3 qendrave të fuqishme ciklonare, të cilat janë zhvilluar mbi Itali dhe gradualisht kanë përfshirë të gjithë vendin tonë duke sjellë rrebeshe shiu.
Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe herë pas here lokalisht intensiv. Parashikohet që mesdita të ketë dhe intervale të shkurtra pa_reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e forte me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë.
Kosova
Deri në orët e mesditës e gjithë Kosova do të mbizotërohet nga vranësira te dendura të cilat do të sjellin reshje të konsiderueshme. POR në orët në vijim parashikohet që vranësirat të dobësohen gradualisht në Veri dhe pjesërisht në Qendër. Ndërsa zonat perëndimore dhe Jugore do të vijojnë me reshje te dendura shiu.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV mbetet nen dominimin e kushteve të paqëndrueshem atmosferike, KU vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë shira të shumt në pjesën më të madhe të MV. POR pritet që zonat lindore në orët e mesditës dhe pasdites të ketë përmirësim të përkohshëm dhe të lehtë të kushteve të motit. Mbrëmja i riaktivizon vranësirat dhe në zonat Lindor.
g.kosovari