Sali Berisha sulmoi sot nga Gjirokastra zërat brenda PD-së që mbështesin vendimin e Lulzim Bashës.
Ai tha se këta deputetë nuk duan demokracinë dhe pluralizmin, por xhepin e tyre.
“Ka nga ata që thonë se s’ka rëndësi procedura dhe votimi. Ata janë veç peng-mercenarë që nuk e njohin pluralizmin dhe demokracinë. Ata duan vetëm xhepin e tyre” – tha Berisha.
Më herët Berisha ka zhvilluar takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës dhe në Shkodër. Ish-kreu i PD me këtë nismë synon largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. Kjo lëvizje e tij vjen pasi kreu i PD e përjashtoi nga Grupi Parlamentar pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.
/JavaNews/a.r