Gledis Nano është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vend të Ardi Veliut në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar nën drejtimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në lidhje me dorëheqjen e Ardi Veliut, juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë për Ora News, shprehet se ai nuk kishte se çfarë të jepte më në detyrën e tij, dhe sipas saj atij i kishte ardhur koha që të ikte.
Më tej shprehet se policia nuk është në ditët e saj më të mira dhe se lufta me krimin nuk është fituar.
Brizida Gjikondi: Mendoj se Veliu e kishte dhënë maksimumin e tij, nuk kishte se çfarë të jepte më. Policia shqiptare nuk është në ditët e saj më të mira. Lufta me krimin nuk mund të thuhet se është fituar. Ka shumë segmente krimi që janë inflirtuar në policinë shqiptare dhe shumica e aksioneve të policisë shqiptare kanë një jetë të dyfishtë dhe një pagesë të dyfishtë. Ishte ora për të ikur Veliu nga ai pozicion.
Për drejtorin e ri të policisë, Gjikondi, tha se Nano është figurë e pastër, teksa shpreson që të mos jetë pjesë e klaneve që sundojnë Shqipërinë.
Brizida Gjikondi: Nano shpresoj të sjellë nga profesionalizimi nga përkushtimi dhe mos të jetë shuam viziv. Do të doja që fokusin ta kishte te puna sesa te marrëdhëniet me media. Është kënaqësi që është figurë e pastër, mbështetet nga ndërkombëtarët, ka dhënë prova në lidhje me fëmijët që ishin në Siri, por meraku im është që të mos jetë pjesë e influencave, klaneve, grupeve që sundojnë territorin e Shqipërisë dhe për më tepër të jetë sa më i moderuar me Shoë dhe mediat.
Më tej juristja thotë se policia nuk ka funksionuar si duhet.
Brizida Gjikondi: Unë mendoj se policia nuk ka funksionuar si duhet, policia ka vepruar më së shumti te krimi ordiner, te njerëzit pa suport politik dhe financiar por nuk ka qenë shumë efikase në krimin e organizuar, por ka qenë selektive. Policia shpesh-herë ka qenë e kapur, shpesh-herë ka qenë e paaftë, i mungon ai prefesionalizëm që ndodh në disa vende të BE, ku ne aspirojmë të shkojmë./m.j