Në mbrëmjen e 1 tetorit, një numër artistësh nga Hong-Kongu, Makao dhe Tajvani dhe artistë të pjesës kontinentale morën pjesë në shfaqjen e CMG-së me rastin e Ditës Kombëtare.Zëdhënësi i Qendrës së Artit të CMG-së u shpreh se në çdo festë të rëndësishme të popullit kinez, CMG-ja prodhon programe të posaçme, të tilla si mbrëmjet kulturore, duke ftuar bashkatdhetarë nga Hong-Kongu, Makao dhe Tajvani të japin shfaqje me artistë të pjesës kontinentale dhe të gëzojnë së bashku bukurinë e festës.
Galaja e Ditës Kombëtare jo vetëm u pa në televizion 78.15 milion herë,por gjithashtu pati edhe më shumë se 5 miliardë diskutime për të në medien sociale. Si nga niveli artistik, ashtu edhe nga kënaqësia e shikuesve brenda dhe jashtë vendit, programet e posaçme të Ditës Kombëtare të këtij viti kanë arritur një lartësi të re.
Artistët tajvanezë vijnë në pjesën kontinentale për të zhvilluar dhe marrë pjesë në mbrëmje kulturore dhe aktivitete të tjera të organizuara nga CMG-ja, dhe kjo është mirëpritur nga audienca, vijoi zëdhënësi.
/b.h