Ish-kryeministri Sali Berisha, ka konfirmuar se ditën e mërkurë në orën 18:00 do të zhvillohet “Foltorja” në qytetin e Gjirokastrës. Lideri historik i PD-së fton të gjithë demokratët që të marrin pjesë në këtë “foltore” e cila sipas tij e bën “Partinë Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Por kush do të jenë deputetët që do të marrin pjesë?
Në takimin e Gjirokastrës, pritet të jetë i pranishëm edhe deputeti Tritan Shehu, njëherazi, drejtues politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës, deputeti Flamur Noka, por edhe kreu i degës së PD-së, Dasho Aliko.
Ish-presidenti Bujar Nishani gjithashtu njoftoi se do t’i bashkohet “foltores” që lideri historik i PD Sali Berisha do të mbajë në qytetin e Gjirokastrës. Ai thotë se vetëm të bashkuar ata janë më të fortë dhe fitimtarë. SOT