Gjykata e posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari për kthim të celularit. Kërkesa është kundërshtuar edhe nga SPAK me argument që po bëhen disa veprime hetimore dhe se nga celulari mund të gjendjen prova për persona te tjerë të përfshirë në abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Edlira Naqellari është arrestuar së bashku me 7 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën për tenderin 2.8 miliardë dollarë të uniformave të Policisë së Shtetit.
8 të dyshuarit do të përballen me gjykatën për seancën paraprake. Ndërsa SPAK në një procedim tjetër vijon hetimet për të zbuluar nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë çështje.
/a.r